LAJMI I FUNDIT:

FSHF kundër Superligës Evropiane: Jemi me UEFA-n për zhvillimin e futbollit mbi parimet e konkurrencës së hapur

FSHF kundër Superligës Evropiane: Jemi me UEFA-n për zhvillimin e futbollit mbi parimet e konkurrencës së hapur

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka reaguar së fundmi pas vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë mbi Superligën Evropiane.

Pas vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, e cila i dha të drejtë themelimit të Superligës Evropiane, reagimet ishin të shumta.


UEFA, FIFA dhe ligat kryesore evropiane së bashku me shumë prej klubeve të tyre reaguan negativisht duke refuzuar Superligën Evropiane.

Gjatë ditës së djeshme reagoi edhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ndërsa sot me një komunikatë ka ardhur edhe Federata Shqiptare e Futbollit.

FFK kundër Superligës Evropiane: Qëndrojmë fuqishëm me UEFA-n
Lexo po ashtu FFK kundër Superligës Evropiane: Qëndrojmë fuqishëm me UEFA-n

Komunikata e FSHF-së

FSHF pasi është njohur me vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë të dhënë ndaj çështjes se “Super Ligës Europiane”, shpreh qëndrimin e saj të palëkundur se ky vendim në thelbin e tij nuk autorizon apo lejon formimin e një Super Lige Evropiane, por përbën një orientim për UEFA dhe FIFA për instalimin e politikave dhe vendosjen e qartë të kritereve në administrimin e sistemit të autorizimit të kompeticioneve futbollistike, të cilat duhet të jenë në konformitet të plotë me parimet e ligjit të BE-së mbi konkurrencën.

Ajo çfarë vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë ka përcaktuar sot, janë në reflektim dhe në thelbin e përpjekjeve e këtyre dy viteve të fundit të UEFA-s dhe FIFA për të harmonizuar pikërisht sistemin e këtyre kritereve me ligjin e BE-së dhe besojmë se tashmë jemi në rrugën e duhur në përputhje me qasjen e këtij vendimi.

FSHF qëndron krah për krah UEFA-s, FIFA-s, ECA-s, FIFPro, Ligave Europiane apo edhe qeverive e institucioneve qeveritare europiane dhe përpjekjeve të tyre të pandalshme për zhvillimin e futbollit në mënyrë progresive, bazuar në parimet e konkurrencës së hapur,  gjithëpërfshirës, meritokracisë sportive dhe solidaritetit të vërtetë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori