LAJMI I FUNDIT:

Fshati Verboc i Drenasit, vend i shumë shpellave (Video)

Fshati Verboc i Drenasit, vend i shumë shpellave (Video)

Njihet ndryshe si vend i shpellave, sepse në të gjendën një numër i madh i tyre.

Ndërsa më e veçanta mbetet shpella e ariut.

Ajo ndodhet pak metra larg shtëpisë së Muhamet Kastratit banor i fshatit Verboc, të Komunës së Drenasit.

Ai ka thënë se dikur kjo shpellë ishte vend i shumë arinjve, andaj edhe i ka mbet emri i tillë.

“Është thënë nga të parët se në këtë shpellë kanë qëndruar arinjtë. Diku në vitin 1948 është liruar vendi, disa dru të mëdhenj i kam hasur edhe unë. Gjatë luftës dhe para Luftës së Dytë Botërore këtu janë fshehur edhe çetnikët serbë”, deklaroi Muhamet Kastrati për RTV Dukagjinin.

Me një histori interesante, të përcjellë gjeneratë pas gjeneratë, kjo shpellë mbetet ndër ato që zgjojnë më së shumti kërshërinë e gjithë vizitorëve.

Kastrati ka thënë se vijnë nga qytete të ndryshme për ta vizituar atë.

“Çdokush që vjen në këtë fshat iu intereson ky vend dhe vijnë e bëjnë fotografi për shkak të vendit të bukur”, tregon më tej Muhamet Kastrati.

“Shpella e ariut”, mbetët më e vizituara nga nxënësit e këtij fshati.

15 vjeçarja, Samire Shala, banore e këtij fshati, ka thënë se është vendi ku mbledh gjithë shoqërinë.

“Vij shumë shpesh te “Shpella e arushës”. Më pëlqen se është ambient shumë i pastër. Vij këtu me shoqe por edhe me familjarë shumë shpesh”, thotë banorja e këtij fshati Samire Shala.

Po të hipësh lart mbi shpellë, shihet një pamje mahnitëse të fshatit.

Ndërsa për shkak të lartësisë mbidetare, ajri aty është shumë i freskët.

Edhe Ron Kastrati  vjen çdo ditë tek shpella, ka thënë se kalon mjaftë kohë në këtë vend.

“Vij shumë shpesh këtu me shokë më pëlqen të ngjitem në majat të bjeshkëve. Nuk kam parë dhelpra sepse kur vijnë këtu njerëzit ato largohen”, thotë Ron Kastrati.

Verboci njihet si fshat i shpellave. Muhamet kastrati, ka thënë se në këtë vend ekzistojnë 4 të tilla, që presin të eksplorohen. /Telegrafi/

Fshati Verboc i Drenasit njihet si vend i shpellave

Fshati Verboc i Drenasit njihet si vend i shpellave

Publiée par RTV Dukagjini sur Jeudi 18 octobre 2018

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori