LAJMI I FUNDIT:

Frika nga inflacioni, Banka e Shqipërisë rrit me 0.5 pikë përqindje normën e interesit

Frika nga inflacioni, Banka e Shqipërisë rrit me 0.5 pikë përqindje normën e interesit

Frika nga një rritje progresive e inflacionit, ka detyruar Bankën e Shqipërisë që sot të rrisë me 0.5 pikë përqindje normën bazë të interesit. “Nivelet e larta të presioneve inflacioniste janë rreziku primar mbi rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit”, deklaroi guvernatori Gent Sejko menjëherë pas vendimit të marrë në mbledhjen e Këshillit mbikqyrës të Bankës.

Që nga fillimi i këtij viti, inflacioni në Shqipëri, ashtu sikundër dhe në botë, ka njohur një rritje të vazhdueshme. Nëse në janar ishte në nivelin e 3.7 përqind, në qershor kulmoi në 7.4 përqind. “Informacioni i ri i marrë në analizë sugjeron se presionet inflacioniste janë më të gjera dhe më të forta se vlerësimet tona të mëparshme. Ky gjykim pasqyron rritjen e shpejtë të çmimeve në tregjet botërore, si dhe kërkesën e lartë e të qëndrueshme për mallra e shërbime në vend”, shpjegoi zoti Sejko, sipas të cilit “në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të vijojë procesin e normalizimit të politikës monetare”.

Guvernatori shtoi më tej se “ky normalizim është i nevojshëm për kontrollin e presioneve inflacioniste dhe kthimin e inflacionit në objektiv brenda një horizonti kohor afatmesëm. Në këtë mënyrë, politika monetare do të ndihmojë ruajtjen e stabilitetit të brendshëm monetar dhe financiar dhe do të krijojë kushte të përshtatshme për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të ekonomisë shqiptare”.

Sipas Bankës së Shqipërisë “inflacioni parashikohet të qëndrojë në nivele të larta gjatë vitit 2022 dhe të reduktohet më tej. Në mungesë të goditjeve të reja, stabilizimi i çmimeve jashtë, pritet të lehtësojë presionet mbi inflacionin në vend”.

Banka qendrore parashikon që “inflacioni të kthehet në objektivin tonë 3 për qind, në gjysmën e parë të vitit 2024”, duke vënë megjithatë në dukje se “këto projeksione vijojnë të mbeten subjekt i pasigurive të larta. Në veçanti, rreziqet mbi inflacionin qëndrojnë në kahun e sipërm, kurse ato për rritjen ekonomike në kahun e poshtëm”.

Që prej marsit të vitit 2020 norma bazë e interesit kishte mbetur e pandryshuar në nivelet e saj më të ulta historike, në kuotën e 0.5 përqind. Por në mars të këtij viti, Banka ndërhyri për herë të parë duke e rritur me 0.5 pikë të tjera përqindje, për të vijuar me një lëvizje të dytë në korrik, me një rritje prej 0.25 pikë përqindje. Ndërsa e sotmja është ndërhyrja e tretë në harkun e pak muajve./VoA

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori