“Më lejoni ta them këtë në rolin e drejtorit gjeneral: me transferimin e tij, Real Madridi i fitoi dy tituj. Në finalen e Ligës së Kampionëve ai e shënoi golin vendimtar, ndërsa e bëri dallimin edhe në finalen e Copa del Rey kundër Barcelonës”, tha fillimisht Freund.

“Këta tituj i sjellin shumë para klubit dhe fanellat e tij shiten shumë lehtë. Unë them se ai e ka arsyetuar çmimin e tij”.


“Për Tottenhamin ai ishte një humbje e madhe. Lojtarit e klasit botëror si ai është vështirë t’i zëvendësosh për një kohë të gjatë”, ka shtuar Freund. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app