LAJMI I FUNDIT:

Frank Warren: Joshua duhet të heq dorë nga titujt dhe të pres për fituesin e super-meçit në mes Wilderit dhe Furyt

Frank Warren: Joshua duhet të heq dorë nga titujt dhe të pres për fituesin e super-meçit në mes Wilderit dhe Furyt

Frank Warren i ka thënë Anthony joshuas që të heq dorë nga titujt e kampionit të botës dhe të pres fituesin e përballjes Tyson Fury – Deontay Wilder.

Boksieri amerikan që është i pamposhtur në kategorinë e rëndë do të përballet më 22 shkurt të vitit 2020 me britanikun në MGM Grand Arena në Las Vegas, për ta zgjidhur çështjen e fituesit që ka mbetur peng nga viti 2018 në kategorinë WBC.

Joshua i riktheu titujt e kampionit të botës në brezin e tij, WBA, WBO, IBF dhe IBO në rimeçin ndaj Andy Ruizit që u zhvillua më 7 dhjetor në Arabinë Saudite.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Britaniku tani do të jetë i detyruar të përballet me Kubrat Pulev dhe ajo mund të zhvillohet në mars të vitit të ardhshëm.

Por, promovuesi i Furyt ka thënë se Joshua duhet të lejojë që IBF t’i merret nga bullgari dhe të pres fituesin e 22 shkurtit.

Image result for frank warren

“Joshua bëri shumë mirë që i riktheu titujt në brezin e tij, por ai e bëri ndaj një bokseri (Ruizit) që nuk ishte stërvitur”, ka thënë Warren.

“Po të isha në vend të tij, do të pushoja dhe të pres për një përballje të madhe dhe të shohim nëse ai është më i miri në boks”.

Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“Do ta adhuroja ta shikoja fituesin e përballjes Wilder – Fury kundër Joshuas. Nëse do të isha AJ do të prisja fituesin e përballjes së shkurtit”.

Anthony Joshua paralajmëron pensionimin nga boksi, por pas 15 meçeve të zhvilluara
Lexo po ashtu Anthony Joshua paralajmëron pensionimin nga boksi, por pas 15 meçeve të zhvilluara

“Do të hiqja dorë nga titujt dhe do të prisja për fituesin, këtë meç e duan të gjithë tifozët e boksit. Ne të gjithë e kemi një opinion se kush është më i miri në boks, por ta shohin njëmend se kush do ia dilte mbanë në përballjen e madhe”, ka shtuar më tej ai.

Mirëpo, Joshua ka thënë se ai mund t’i zhvillojë deri në 15 meçe para se të pensionohet nga boksi, gjersa ka paralajmëruar se është shumë e vështirë që t’i mbledhësh të gjithë titujt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori