LAJMI I FUNDIT:

Franca pa Llorisin kundër Gjermanisë e Holandës

Franca pa Llorisin kundër Gjermanisë e Holandës

Franca nuk do të ketë në dispozicion shërbimet e gardianit të Tottenham Hotspur.

Hugo Lloris nuk është i gatshëm të paraqitet në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, i cili fillon gjatë kësaj fundjave.


Portieri 31-vjeçar raportohet se ka lënduar muskujt dhe do të duhet të pushoj së paku në dhjetë ditët e ardhshme.

Kampioni i Botës në këtë formë do të humbas ndeshjet e radhës kundër Gjermanisë dhe Holandës.

Futbollisti nuk luajti edhe në humbjen e skuadrës së tij kundër Watfordit me rezultat 2-1.

Të gjitha lajmet rreth Ligës së Kombeve
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Ligës së Kombeve

Trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps pritet ta zëvendësojë me portierin e Montpelliers, 27-vjeçarin Benjamin Lechont.

Ndryshe, francezët do të jenë gjatë të enjtes mysafirë të gjermanëve, ndërsa të dielën do të mirëpresin holandezët. /Telegrafi/