LAJMI I FUNDIT:

Fotografia e karantinës së një miliarderi në Karaibe që ngjalli zemërim në Instagram

Fotografia e karantinës së një miliarderi në Karaibe që ngjalli zemërim në Instagram

Manjati David Geffen postoi një fotografi nga izolimi i tij për tu mbrojtur nga virusi në një jaht luksoz.

Imazhi i izolimit të David Geffen nxori në pah ndarjet kryesore në botë në epokën e pandemisë coronavirusit.

“Izoluar në karantinë duke shmangur virusin. Shpresoj se të gjithë janë të sigurt”, ka shkruar miliarderi 77-vjeçar në një postim në Instagram.

Ekskursioni i Geffen në Karaibe, është një tregues tjetër se si kriza e virusit prek njerëzit në mënyrë të pabarabartë në të gjithë botën. Ndërsa të pasurit në botë kanë ikur në shtëpitë e tyre luksoze, bunkerët e krijuar me porosi ose ‘pallatet’ lundruese, punëtorët si infermierët, doktorët ose arkëtarët e supermarketeve duhet të kujdesen për të tjerët, gjatë kësaj pandemie, transmeton Telegrafi.

Varka e Rising Sun ka qenë në Karaibe që nga mesi i nëntorit. E ndërtuar për themeluesin e Oracle Corp, jahti përmban një palestër, kinema dhe bodrum vere. Mirëpo ky nuk është i vetmi jaht në Karaibe, sepse mendohet se tash kur virusi ka pushtuar botën, aty gjenden edhe shumë miliarderë të tjerë si: Roman Abramovich, Vava II, Ernesto Bertarelli.

Geffen, i cili ka një pasuri në vlerë neto prej 8 miliardë dollarë sipas Indeksit të Bloomberg Billionaires, nuk pranoi të komentojë.

Ndërsa anija mund të duket se është një strehë lundruese, ekziston rreziku që një mysafir ose një anëtar i ekuipazhit të sëmuret. Anija mund të “shndërrohej shpejt në një makth karantine” , sipas botimit të industrisë Superyacht Times .

Kompanitë e linjës së lundrimit tashmë e kanë treguar këtë. Disa prej anijeve të tij u është refuzuar hyrja në porte për shkak të shpërthimit të virusit midis pasagjerëve dhe ekuipazhit.

“David Geffen ka një pasuri prej 8 miliardë dollarë! Për hir të Zotit, ndihmoni këtë vend të ketë ventilatorë, maska ​​për punonjësit tanë të kujdesit shëndetësor dhe furnizimet mjekësore që u duhen! Ose jo, thjesht qëndroni në jahtin tuaj, kjo është thjesht e turpshme dhe groteske”, thuhet në një nga mijëra kritikat që Geffen mori.

Geffen ndryshoi profilin e tij në Instagram në privat menjëherë pas postimit të së shtunës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori