LAJMI I FUNDIT:

Forumi për Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit bashkon në Prizren investitorët nga Diaspora dhe të Huaj

Forumi për Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit bashkon në Prizren investitorët nga Diaspora dhe të Huaj

Komuna e Prizrenit dhe Organizata joqeveritare Germin organizojnë për herë të parë në Prizren Forumin Ekonomik, i cili do të mbledhë së bashku investitorë nga diaspora, vendorë dhe të huaj. Kjo ngjarje do të mbahet nga data 5 deri më 7 korrik 2019.

“Qëllimi i këtij aktiviteti është të ofrojë një pasqyre sa më të qartë për investitorët potencial nga diaspora dhe të huaj për mundësitë zhvillimore dhe biznesore që i ofron Prizreni. Poashtu do të promovojë mundësitë e partneriteteve publiko-private (PPP) të hapura për investime nga Komuna e Prizrenit; si dhe do të ofrojë hapësirë për lidhje të tregut midis prodhuesve vendorë dhe distributorëve dhe partnerëve të jashtëm.


Përbrenda një programi tre ditor, bizneset e pjesëmarrëse do të kenë mundësi të jenë pjesë e paneleve të diskutimit, ku do të trajtohen çështje me rëndësi rreth investimeve të huaja dhe nga diaspora dhe krijimit të urave bashkëpunuese me nivelin lokal.

Gjatë këtij Forumi do të organizohen edhe takime të formatit B2B (biznes me biznes), për të afruar edhe më tej bizneset me qëllim të arritjes së partneriteteve dhe marrëveshjeve për bashkëpunim dhe bashkë-investime”, thuhet në njoftim.

Me resurset e shumta, Prizreni mirëpret investitorët e huaj, e sidomos ata nga diaspora, të cilët historikisht kanë luajtur një rol kyç në zhvillimet ekonomike dhe politike në Kosovë. Për t’u bërë pjesë e kësaj ngjarje dhe bashkë-krijimit të së ardhmes së Prizrenit, ju mund të regjistroheni për pjesëmarrje në këtë vegëz. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni  Burimet Njerëzore

Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Me interesim dhe sukses të jashtëzakonshëm, përmbyllet Panairi Ndërkombëtarë i Turizmit dhe Sportit

Me interesim dhe sukses të jashtëzakonshëm, përmbyllet Panairi Ndërkombëtarë i Turizmit dhe Sportit

Ekonomi
Ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave - Shitja e aseteve - 65 (Drejtpërdrejtë)

Ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave - Shitja e aseteve - 65 (Drejtpërdrejtë)

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Kalo në kategori