Si lipozomet i transportojnë lëndët ushqyese?

Lipozomet janë sfera nanoskopike të ndërtuara nga fosfolipidet (në rastin më të mirë nga luledielli). Fosfolipidet janë gjithashtu blloqet ndërtuese të membranave tona qelizore.

Tashmë të përdorura me dekada në farmaci, ato synojnë përthithje të targetuar dhe të plotë të substancave aktive. Shtesat ushqimore apo vitaminat lipozomale nga ana tjetër, janë relativisht të reja.

Ju mund të pyesni veten se çfarë i bën ato të veçanta në krahasim me tabletën tuaj të zakonshme të vitaminave.

Mbrojtja e përbërësve aktivë: Mjedisi i ashpër i lukthit mund të dëmtojë disa përbërës aktivë. Kapsulimi në lipozome i mbron ato në sistemin e tretjes.

Maskimi: Fosfolipidet maskojnë përbërësit aktivë në mënyrë që sasi më të mëdha të përthithen dhe t’i shpëtojnë fuqisë selektive të zorrëve të vogla. Efektet anësore osmotike të disa dozave të larta të vitaminave dhe mineraleve mund të zvogëlohen.

Përthithja: Përmes përthithjes normale të yndyrës, substancat aktive futen në enterocite (qelizat e zorrëve) direkt përmes marrjes pasive të yndyrës. Nga aty, ato arrijnë në qarkullimin e gjakut përmes sistemit limfatik. Në atë mënyrë, mund të shmanget kalimi përmes mëlçisë, i cili normalisht do të bllokojë disa substanca që të hyjnë në gjak dhe organe të tjera.

Formulimet lipozomale vijnë në formë të lëngshme, pasi që vetëm një mjedis ujor mund të krijoj kushtet për formimin efektiv të lipozomeve. Çdo formë tjetër e ngurtë/solide në parim do të dëmtonte efikasitetin e tyre.

Vitamina C Lipozomale

Vitamina C është shtesë ushqimore thelbësore dhe antioksidant shumë i rëndësishëm.

Është e rëndësishme për indet tona lidhore, metabolizmin tonë dhe ul stresin oksidues në trup. Gjithashtu ka rol veçanërisht të rëndësishëm në sistemin tonë imunitar. Vitamina C e rrit vrasjen e mikroorganizmave të dëmshëm, si dhe sasinë e qelizave që luftojnë sëmundjet (limfocitet B dhe T) në trupin tonë. Vitamina C zakonisht përdoret për të luftuar ftohjen e zakonshme. Ndonëse mund të mos na shërojë plotësisht, studimet kanë treguar që vitamina C mund të ndihmojë në uljen e kohëzgjatjes së ftohjes dhe është zbuluar se ka efekt terapeutik.

Përdorimi i vitaminës C në formë të tabletave apo lëngjeve të zakonshme në doza të larta shkakton efekte osmotike, dhe në këtë mënyrë largohet shpejt nga trupi pa u përthithur.

Avantazhet e përdorimit të Vitaminës C Lipozomale janë:

– Veçanërisht për personat që përdorin vitaminën C si terapi plotësuese dhe që dëshirojnë të marrin doza të larta në formë jo-intravenoze. Me vitaminën C Lipozomale përthithshmëria rritet deri në 98% për shkak të mekanizmit të ndryshuar të marrjes nga ajo e zakonshme.

Efektet anësore osmotike shmangen

Efektet anësore osmotike dhe përthithshmëria e ulët janë të pranishme edhe tek përdorimi i magnezit në formë të zakonshme të tabletave apo tretjeve të ndyshme, formulimi lipozomal (Magnesium Liposomal) i mineralit më esencial për ne gjithashtu i shmang të gjitha këto efekte anësore dhe garanton përthithshmëri të lartë.

Disa nga formulimet lipozomale me efektivitet të dëshmuar dhe që aktualisht mund të gjenden në barnatore janë:

– Liposomal Vitamin C 

– Liposomal Ferrum+C (Hekur+vitamin C)

– Liposomal Hyaluronat (Acid Hyaluronik)

– Liposomal B-Complex

– Liposomal D3+K2

– Liposomal Magnesium 

– Liposomal Curcumin etj.

Kur janë formulimet lipozomale zgjedhje e mirë për mua?

• Dëshironi të kompensoni ndonjë mangësi në vitamina që tashmë ka shfaqur simptoma.
• Dëshironi të balanconi rënien e marrjes se nutrientëve për shkak të moshës së shtyer.
• Dëshironi të shfrytëzoni potencialin e plotë të përbërësve dytësorë të bimëve.
• Dëshironi të përdorni shtesat ushqimore si ilaç plotësues.

Për këto qëllime, shtesat ushqimore lipozomale janë një hap në drejtimin e duhur. Sidomos pasi fosfolipidet nga të cilat ato janë të ndërtuara janë po aq të shëndetshme.

Për më shume informata vizitojeni faqen e “Nano Distribution” në Facebook, e cila merret me shpërndarjen e produkteve më inovative nga fusha e shtesave ushqimore dhe vitaminave.