LAJMI I FUNDIT:

Formula 1 një realitet i mundshëm për djalin e Michael Schumacherit

Formula 1 një realitet i mundshëm për djalin e Michael Schumacherit
Foto: AutoRacing/Twitter

Botërori i Formulës 1 duket se shumë shpejt do të ketë një tjetër Schumacher në pistë.

Bëhet fjalë për Mick Schumacher, djalin e legjendës shtatë herë kampion bote, Michael, që me sa duket është vënë në shënjestrën e Toro Rossos.


Piloti 19-vjeçar po bën paraqitje fantastike këtë sezon në kampionatin F3 të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) dhe këtë e vërtetojnë fitoret e dy garave, më e fundit në Çmimin e Madh të Nurburgringut fundjavën e kaluar, që i jep mundësinë atij t’i afrohet gjithnjë e më shumë kreut të renditjes, që mbahet nga Dan Ticktum me një diferencë prej vetëm 16 pikësh.

Në fakt, në 10 ndalesat e fundit në këtë kampionat, ai ka arritur të fitojë gjashtë prej tyre dhe në të njëjtën kohë ka qenë konstant në paraqitjet e tij, pasi në vetëm tre raste nga 24 raunde nuk e ka përfunduar garën, transmeton TopChannel.

Kjo ka bërë që Helmut Marko të kontaktojë me Mick Schumacher dhe përfaqësuesit e tij, për të parë nëse ekzistojnë mundësitë që ai të jetë pjesë e Formulës 1 në vitin 2019. Mick Schumacher e ka të sigurtë marrjen e superlicencës për të garuar në këtë kampionat, duke qenë se ka marrë 20 pikë nga 40 të nevojshmet, pikë të cilave do t’u shtohen edhe ato që do të fitojë nga pozicionimi mes 3 vendeve të para në F3.

Problemi në këtë pikë qëndron te presioni që do të ushtrohet te Mick Schumacher, nëse do të bëjë këtë kalim të shpejtë në Formulën 1, ndërkohë që plani është që sezonin tjetër, ai të garojë në F2 me skuadrën e tij aktuale “Prema”.

Presioni i madh mbi të mund të bëjë që gjërat të mos shkojnë mirë për 19-vjeçarin në Formulën 1, diçka që familjarët e tij nuk duan të ndodhë.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori