Barcelona e Xavit pritet të ketë një fytyrë tjetër në sezonin e ri 2022/23, edhe pse baza apo organika e formacionit pritet të jetë e njëjta me sezonin aktual, pasi ekipi tashmë ka gjetur formën dhe lojën e tyre.

Ardhja e Xavit në Camp Nou ka rikthyer shpirtin dhe lojën e Barcelonës, pasi kanë filluar ngritjen në tabelë dhe kulmi i formës ishte fitorja 0-4 në El Clasico ndaj Barcelonës.

Megjithatë, trajneri spanjoll synon ta përforcoj edhe më shumë ekipin për sezonin e ardhshëm dhe të luftojë për të gjithë trofetë, nga La Liga te Liga e Kampionëve.

Mascherano beson se Xavi do të ketë sukses te Barcelona Mascherano beson se Xavi do të ketë sukses te Barcelona

Sipas faqes së njohur sportive GivemeSport, Barcelona do të kryej tri transferime gjatë afatit të verës, për të përforcuar skuadrën.

Franck Kessie nga Milani, Andreas Christensen nga Chelsea dhe Noussair Mazraoui nga Ajaxi pritet të transferohen me parametra zero.

Busquets konfirmon se Kessie do t’i bashkohet Barcelonës Busquets konfirmon se Kessie do t’i bashkohet Barcelonës

Të tre këta lojtarë do të zinin vend në formacionin titullar të Xavit, ndërsa tre lojtarë tjerë do mbesin në bankë ose ndonjëri mund të largohet.

Në rast të kompletimit të transferimit të këtyre tre lojtarëve, Frenkie de Jong pritet të mbetet në bankën rezervë, ashtu edhe Ronald Araujo.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës në sezonin 2022/23

/Telegrafi/