LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Maltës – Challandes pritet t’i bëjë disa ndryshime

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Maltës – Challandes pritet t’i bëjë disa ndryshime

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes pritet t’i bëjë disa ndryshime në formacion për ndeshjen e sotme (e premte) miqësore ndaj Maltës.

Dardanët do të luajnë sot miqësoren e dytë të këtij muaji, pasi do të ndeshen me Maltës, pas takimit të para disa ditësh kundër San Marinos.


Ndeshja ndaj Maltës është paraparë të zhvillohet nga ora 18:00 në ‘Ëorthersee Stadion’ në Klagenfurt të Austrisë.

Kosova luan sot miqësoren e radhës, takohet me Maltën
Lexo po ashtu Kosova luan sot miqësoren e radhës, takohet me Maltën

Ky takim sikurse ai ndaj San Marinos pritet të shërbejë si provë për disa lojtarë të rinj, të cilët pres t’i provojë përzgjedhësi Challandes.

Burimet e Telegrafit mësojnë se Challandes pritet t’i bëjë disa ndryshime për dallim nga ndeshje ndaj San Marinos.

Në portë, Visar Bekaj mendohet se do të fitojë fanellën e titullarit për herë të parë që nga grumbullimet e tij me Kosovën.

Destan Bajselmani pritet të konfirmohet në krahun e djathtë të mbrojtjes, ashtu sikurse edhe Amir Rrahmani dhe Betim Fazliji, ndërsa Fidan Aliti pritet të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes, përcjell Telegrafi.

Në mesfushë, Challandes pritet t’i besojë dyshes së përhershme, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala, duke e lënë në bankë Betim Halimin, i cili luajti titullar ndaj San Marinos.

Në pjesën sulmuese, Blendi Idrizi pritet të konfirmohet, ashtu sikurse edhe Arbër Zeneli, ndërsa Zymer Bytyqi pritet të luajë titullar në krahun e djathtë të sulmit dhe Milot Rashica në qendër në vend të Vedat Muriqit.

Formacioni i mundshëm i Kosovës 

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori