LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i Milanit me shtatë transferimet e bëra deri më tani (Foto)

Formacioni i Milanit me shtatë transferimet e bëra deri më tani (Foto)

Milani i sezonit të ri pritet të ketë pamje krejtësisht tjetër dhe të re nga ai i sezonit të kaluar, 2016/17.

Gjiganti italian është ekipi më aktiv në Evropë në këtë afat veror të transferimeve.


Kjo pasi Rossonerët kanë transferuar plot shtatë futbollistë, ku të gjithë janë emra të njohur për futbolldashësit, të cilët kanë bërë karrierë në ekipet të njohura evropiane.

Conti: Ëndërr ta vesh këtë fanellë
Lexo po ashtu Conti: Ëndërr ta vesh këtë fanellë

Mateo Musacchio, Franck Kessie, Ricardo Rodriguez, Andre Silva, Fabio Borini, Hakan Calhanoglu dhe së fundmi Andre Conti janë afrimet e Milanit në këtë sezon.

Mediumi i njohur italian, Premium Sport, ka publikuar një formacion se si Milani mund të duket në sezonin e ri dhe ne ua sjellim më poshtë atë. /Telegrafi/

Formacioni i mundshëm i Milanit për sezonin 2017/18: