Faqja e njohur sportive Sportkskeeda ka përpiluar një formacion me lojtarët më të vlefshëm nga secila pozitë në Ligën Premier për sezonin 2018/19.
Kampionati anglez apo Liga Premier njihet nga të gjithë për atraktivitetin e saj dhe garën e madhe nga të gjitha skuadrat.
Në Ligën Premier gjithmonë kanë luajtur yje të mëdha të futbollit botëror, duke e bërë këtë kampionat si njërin nga më të preferuarit nga tifozët.
Por, kush janë lojtarët më të shtrenjtë aktualisht që luajnë në secilin pozitë në Ligën Premier?
Faqja e njohur sportive Sportkskeeda ka përpiluar një formacion me lojtarët më të shtrenjtë nga secila pozitë.
Lojtarët janë zgjedhur në bazë të renditjes së formacionit 4-3-3.
Të gjitha vlerat (çmimet) janë marrë nga faqja e njohur TransferMarkt.
1.David De Gea

Nënshkruar për: 18.9 milionë funte apo 21.1 milionë euro në vitin 2011 Çmimi aktual: 63 milionë funte apo 70.3 milonë euro2.Kyle Walker
Nënshkruar për: 53 milionë funte apo 59.2 milionë euro në vitin 2017 Çmimi aktual: 45 milionë funte apo 50.2 milionë euro3.Marcos Alonso
Nënshkruar për: 24 milionë funte apo 26.8 milionë euro në vitin 2016 Çmimi aktual: 36 milionë funte apo 40.2 milionë euro4.John Stones
Nënshkruar për: 47.5 milionë funte apo 53 milionë euro in 2016 Çmimi aktual: 49.5 milionë funte apo 55.2 milionë euro5.Virgil Van Dijk
Nënshkruar për: 75 milionë funte apo 83.6 milionë euro në vitin 2018 Çmimi aktual: 45 milionë funte apo 50.2 milionë euro6.N'Golo Kante
Nënshkruar për: 30 milionë funte apo 33.5 milionë euro in 2016 Çmimi aktual: 72 milionë funte apo 80.3 milionë euro7.Paul Pogba
Nënshkruar për: 89.5 milionë funte apo 99.8 milionë euro në vitin 2016 Çmimi aktual: 81 milionë funte apo 90.3 milionë euro8.Kevin de Bruyne
Nënshkruar për: 55 milionë funte apo 61.3 milionë euro në vitin 2015 Çmimi aktual: 135 milionë funte apo 150.6 milionë euro9.Eden Hazard
Nënshkruar për: 35.3 milionë funte apo 39.4 milionë euro në vitin 2012 Çmimi aktual: 108 milionë funte apo 120.5 milionë euro10.Mohamed Salah
Nënshkruar për: 34 milionë funte apo 37.9 milionë euro në vitin 2017 Çmimi aktual: 135 milionë funte apo 150.6 milionë euro11.Harry Kane
Nënshkruar për: N/A (Produkt i akademisë) Çmimi aktual: 135 milionë funte apo 150.6 milionë euro/Telegrafi/