Pak ditë më parë ish-mesfushori i Manchester United, Anderson është pensionuar nga futbolli në moshën e 31-vjeçare.
Braziliani kaloi tetë sezone duke luajtur në Old Trafford, ndërsa në sezonin e fundit u kritikua për mungesë të kondicionit dhe përgatitjeve fizike, gjë që bëri të largohej nga skuadra.
Por, Anderson ishte vendimtar në vitin 2008 për Djajtë e Kuq, pasi e mposhtë Chelsea në finale të Ligës së Kampionëve me anë të penalltive.
Më poshtë mund të shikoni formacionin e lojtarëve më të çuditshëm që kanë arritur ta fitojnë Ligën e Kampionëve:
Portieri që ishte pjesë e Liverpoolit në triumfin spektakolar të Stambollit ndaj Milanit, kishte luajtur ndeshjen e plotë në çerek finale të Ligës së Kampionëve në fitoren 2-1 ndaj Juventusit.
Është njëri ndër lojtarët më të çuditshëm që ka arritur ta fitojë Ligën e Kampionëve, pasi kontributi i tij në fitoren e Chelseat ndaj Bayern Munichut në finale e viti 2012, ishte pothuajse i padukshëm.
Junior ishte pjesë e Milanit që e mposhti Zonjën e Vjetër në vitin 2003, derisa arriti ta fitonte trofeun e garës më të madhe për klube në Evropë.
Tifozët e Liverpoolit këndonin për të duke thënë se ai nuk mund t’i kontrollonte këmbët e tij, mirëpo në finalen e vitit 2005 e fitoi trofeun e çmuar.
Bertrand luajti për Chelsean në finalen e Ligës së Kampionëve për 73 minuta, duke debutuar në atë ndeshjes ndaj Bayern Munichut në vitin 2012.
Muntari e fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2010 me Interin nën urdhrat e Jose Mourinhos, por nuk kishte ndikim të madh ën skuadër, por që ishte me fat ta rrëmbente një medalje.
Ai ishte transferua nga trajneri legjendar Ottmar Hitzfeld te Borussia Dortmundi, derisa një vit më pas luajti për 90 minuta ndaj Juventusit në fitoren 3-1 në finalen e vitit 1997. Më pas u largua në drejtim të Celticut, ku kishte një karrierë mbresëlënëse.
Sulmuesi më kontrovers në botën e futbollit arriti ta fitonte një medalje të Ligës së Kampionëve në vitin 2010, por edhe që i kishte shkaktuar mjaftë kokëçarje Mourinhos.
Njihej si një lojtarë që premtonte shumë në futboll, duke e fituar garën më të madhe për klube në Evropë me Barcelonën në vitin 2011, mirëpo lëndimet nuk e lejuan të shkëlqenin.
Ai ishte pjesë e rëndësihme e tripletës së fituar nga Djajtë e Kuq në vitin 1999, për t’u larguar më pas te skuadrat si, Charlton, Djugarden, Enkoping dhe Hammarby.
Sulmuesi ishte pjesë e skuadrës së Portos në triumfin e Ligës së Kampionëve në vitin 2004, derisa kishte arritur ta fitonte edhe Këpucën e Artë në Portugali, ndërsa më pas kishte kaluar te Blackburni dhe West Hami në Ligën Premier. /Telegrafi/