LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i javës së parë në Ipko Superligën e Kosovës

Formacioni i javës së parë në Ipko Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës ka startuar për edicionin 2019/2020 më ndeshje interesante dhe rezultatet po ashtu.

Kampioni aktual Feronikeli e ka nisur me fitore, duke e mposhtur Drenicën në derbin lokal me rezultat 4-1.


Prishtina dhe Flamurtari kanë barazuar 1-1, në një ndeshje shumë dinamike dhe me shumë raste.

Drita dhe Gjilani kanë zhgënjyer, duke pësuar nga Trepça ’89 dhe Ferizaj. Llapi ka fituar bindshëm ndaj Vushtrrisë, ndërsa Dukagjini dhe Ballkani kanë barazuar.

Telegrafi Sport do ta zgjedh edhe këtë edicion formacionin e javës në çdo xhiro.

Portieri

Ardit Nika ishte heroi i Flamurtarit ndaj Prishtinës. Ai priti shumë raste, duke u bërë i pakualueshëm për sulmuesit e Prishtinës. Nika me plot meritë është portier i javës.

Mbrojtja      

Mbrojtja vjen me katër. Në të djathtë është Përparim Islami që e fiton balotazhin me Lorik Maxhunin që kishte po ashtu paraqitje shumë të mirë.

Në qendër dyshja e Ferizajt, Viktor Kuka dhe Dardan Jashari, që zhvilluan një ndeshje të hatashme ndaj Dritës.

Në të majtë i ardhuri te Flamurtari, maqedonasi Riste Ilijovski, që bëri një ndeshje pozitive.

Mesfusha

Në mesfushë kemi dy fundor që arritën të shënonin, duke iu siguruar skuadrave të tyre pikë.

Filonit Shaqiri shënoi në kohën shtesë për Ferizajn, ndërsa Agron Bruqi shënoi golin e vetëm të kuqezinjve prishtinas.

Para tyre është Muharrem Jashari i Trepçës ‘89m që zhvilloi ndeshje të mirë dhe ishte në cdo pjesë të terrenit ndaj Gjilanit.

Sulmi

Tre sulmues me nga dy gola. Kastriot Rexha shënoi dy herë ndaj Drenicës, duke e merituar një vend në formacion.

Enis Zabërxha shënoi dy herë ndaj Vushrrisë, ndërsa edhe Ardian Muja shënoi dy super gola.

Trajner

Bekim Isufi është strategu i javës së parë. Me një skuadër ende të pakomponuar mirë, ai arriti të shënojë fitore ndaj Dritës super të përforcuar.

Skuadra e tij priti derisa iu dha rasti nuk u kthyer në Ferizaj me tri pikë. /Telegrafi/

Formacioni 

Në trend Sport

Më shumë
Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës

Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës "janë dorëzuar"

La Liga
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori