LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i javës së 14-të në Superligën e Kosovës

Formacioni i javës së 14-të në Superligën e Kosovës

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 14-të në elitën e futbollit kosovar.

Ka qenë një javë e barabartë, ku dy fitore i kanë takuar mysafirëve, dy të tjera vendasve dhe një ndeshje është kryer në barazim.

Prishtina triumfoi me rezultat të pastër 0-2 te Llapi, ndërsa tri pikë nga udhëtimi i mori edhe Ballkani që mposhti Drenicën 1-2.

Trepça ’89 me lehtësi triumfoi 4-2 ndaj Besës, ndërsa Arbëria befasoi Gjilanin duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0.

Ndeshja e vetme që përfundoi me barazim ishte ajo derbi mes Dritës dhe Feronikelit 1-1.

Si gjithnjë redaksia e sportit në Telegrafi ka zgjedhur edhe formacionin më të mirë të javës.

Portier:

Eglant Haxho ka zhvilluar një ndeshje të madhe për Prishtinën. Portieri shqiptar ka bërë pritje fantastike ndaj ish-skuadrës së tij duke qenë ndër më meritorët për triumfin e kryeqytetasve në ‘Zahir Pajaziti’ 0-2 ndaj Llapit.

Mbrojtja:

Kësaj radhe vije me tre, ku tre mbrojtës qendror kanë pasur paraqitje jashtëzakonisht të mira për skuadrat e tyre.

Sedat Berisha luajti një ndeshje shumë të mirë për 89-shin ku edhe shënoi në fitoren 4-2 ndaj Besës. Paraqitje fantastike pati edhe Bruno Arrabal për Arbërinë në fitoren e kësaj skuadre 1-0 ndaj Gjilanit.

E me lojë të mirë u dallua edhe Ardian Cuculi që ishte fantastik për Dritën ndaj Feronikelit.

Mesfushorët:

Gledi Mici vazhdon të shkëlqejë në krahun e majtë te Prishtina. Mbrojtësi i majtë ka qenë fantastik në atë anë duke ndalur sulmuesit e shpejtë të Llapit, por duke qenë i rrezikshëm edhe në repartin ofensivë në disa raste.

Në krahun e djathtë vije Endrit Krasniqi që ishte më i miri te Prishtina ndaj Llapit. Mesfushori malishevas përpos lojës së mirë që zhvilloi arriti të shënonte edhe golin e parë për skuadrën kryeqytetase.

Edvin Kuc vazhdon të jetë pika më e ndritur e Ballkanit në mesfushë. Mesfushori shqiptar nga Mali i Zi ishte fantastik në përballje ndaj Drenicës duke ndaluar aksionet e vendasve në triumfin e Ballkanit 1-2.

E vend në formacionin bazë ka zënë edhe mesfushori palestinas Mohamed Darwish që ka shkëlqyer për Trepçën ’89 në fitoren ndaj Besës. Darwish ishte i pandalshëm për pejanët ku arriti të realizoj edhe dy gola.

Sulmuesit:

Reparti ofensivë këtë javë vjen me tre sulmues, ku të tre kanë qenë vendimtar për skuadrat e tyre.

Mendurim Hoti me golin e tij i siguroi një pikë të madhe Feronikelit ndaj kampionit në fuqi Dritës 1-1. E vendimtar ishte edhe Lutfi Bilalli për Arbërinë, pasi goli i tij i siguroi skuadrës debutuese në elitë tri pikë të arta ndaj Gjilanit.

Mirlind Daku ka vazhduar shkëlqimin edhe këtë javë, teksa ka shënuar në fitoren e Ballkanit 1-2 te Drenica.

Trajneri i javës:

E ofroi dorëheqjen por nuk iu aprovua nga kryesia e klubit dhe ky ka qenë vendim i duhur i drejtuesve prishtinas. Zekirija Ramadani po tregon se është njëri nga trajnerët më të mirë në elitën e futbollit kosovar. Trajneri shkupjan ka qenë më meritori për triumfin e Prishtinës në një fushë tejet të nxehtë si ajo e Podujevës ku skuadra e tij mori fitore të pastër 0-2. Me plot meritë Ramadani zë vend si trajner i javës së 14-të në Superligën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori