Arsenali dhe Manchester United zhvillojnë derbin në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 17:30, do të luhet në stadiumin Emirates.


Nga tri ndeshje të zhvilluara, Gunners kanë marrë vetëm shtatë nga nëntë të plota, ndërsa janë pesë pikë mbrapa liderit – Manchester City.

Në anën tjetër, Manchester United ka pasur një start pak më të dobët se rivali, duke arkëtuar gjashtë nga nëntë pikë të mundshme.

Formacionet zyrtare:

Arsenal: Ramsdale, White, Saliba, Gabriel, Zinchenko, Rice, Odegaard, Havertz, Saka, Eddie, Martinelli.

Man United: Onana, Wan-Bissaka, Lindelöf, Martínez, Dalot, Casemiro, Eriksen, Antony, Bruno, Rashford, Martial. /Telegrafi/

telegrafi sport app