LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare, Spezia – Inter: Lukaku dhe Martinez në sulm

Formacionet zyrtare, Spezia – Inter: Lukaku dhe Martinez në sulm

Interi është mysafir i Spezias në kuadër të javës së 26-të në Serie A.

Zikaltërit duan të mbesin në pozitën e dytë dhe të nteojnë titullin nëse Napoli bëjnë gabime të mëdha,


Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez luajnë në sulm, me Marcelo Brozovic dhe Samir Handanovic të rikthyer në formacionin fillestar për këtë udhëtim.

Milan Skriniar dhe Joaquin Correa janë ende jashtë fushës, ndërsa Federico Dimarco është në stol. Robin Gosens luan ndeshjen e tij të tretë radhazi që nga ardhja në Inter.

Spezia është pa fitore që nga mesi i janarit, ka arritur tre barazime dhe katër humbje.

Nzola drejton sulmin, i mbështetur nga Eldor Shomurodov, Kevin Agudelo dhe Emanuel Gyasi.


Spezia: Dragowski; Amian, Ampadu, Caldara, Nikolaou; Bourabia, Zurkoëski; Shomurodov, Agudelo, Gyasi; Nzola

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Gosens; Lukaku, Lautaro Martinez


/Telegrafi/