Formacionet zyrtare: Roma shpreson ende në Ligën e Kampionëve, por përballë ka Juventusin

Roma dhe Juventusi përballen në kuadër të javës së 36-të në Serie A. Zonja e Vjetër tashmë është kurorëzuar me titullin kampion në ligën e Italisë, ndërsa romakët janë duke shpresuar që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.
Giallorossët janë nikoqirë të Juventusit në ndeshjen që zhvillohet nga ora 20:00 në stadiumin ‘Olimpico’, por që do të kenë disa mungesa në formacionet e të dyja skuadrave.

Federico Bernardeschi nuk do të luajë në këtë ndeshje për shkak të numrit të kartonëve, ndërsa Sami Khedira është i lënduar. Te Roma do të mungojë, Davide Santon dhe Daniele De Rossi, që po ashtu janë të lënduar.


Nga
Telegrafi
12/05/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































