Formacionet zyrtare, Prishtina – Dukagjini: Munishi dhe Dallku iu besojnë më të mirëve

Prishtina dhe Dukagjini takohen sonte në kuadër të javës së 10-të në “Fadil Vokrri”.
Kryeqytetasit që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar dhe mbajnë pozitën e katërt me 12 pikë, do të përballen me Dukagjin që pas nëntë ndeshjeve kanë pesë pikë dhe janë në pozitën e fundit.
Ismet Munishi për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me emra si Gledi Mici, Kreshnik Uka dhe Mendurim Hoti.
Në anën tjetër Armend Dallku i ka besuar Elton Basriut, Ergyn Ahmetit dhe Altin Merlakut.
Ndeshja fillon në ora 20:15.
Prishtina: Nika; Bytyqi, Pllana, Belica, Mici; Gashi, Hamiti; Pefqeli, Hoti, Uka; Kryeziu Dukagjini: Haxhihamza; Dallku, Basriu, Hugo, Shala; Morina, Zabergja, Ahmeti; Zulfiji, John, Merlaku;
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
08/10/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































