Formacionet zyrtare, Portugali -Spanjë: Luhet për një vend në çerekfinale


Portugalia dhe Spanja kanë publikuar formacionet zyrtare për supersfidën e 1/8 së finales në Kupën e Botës, ku fituesi do të sigurojë një vend në çerekfinale.
Portugezët e Roberto Martínezit zbresin në fushë me Cristiano Ronaldon në majë të sulmit, të mbështetur nga João Félix, Bruno Fernandes dhe Pedro Neto.
Në mesfushë pritet një duel i fortë mes Vitinhas dhe João Neves përballë Rodrit dhe Pedrit.
Spanja e Luis de la Fuentes vjen me një formacion shumë teknik, ku Lamine Yamal, Dani Olmo dhe Álex Baena do të mbështesin Mikel Oyarzabalin në repartin ofensiv.
Portugalia: Diogo Costa; João Cancelo, Rúben Dias, Renato Veiga, Nuno Mendes; Vitinha, João Neves; Pedro Neto, Bruno Fernandes, João Félix; Cristiano Ronaldo.
Spanja: Unai Simón; Pedro Porro, Pau Cubarsí, Aymeric Laporte, Marc Cucurella; Rodri, Pedri; Lamine Yamal, Dani Olmo, Álex Baena; Mikel Oyarzabal.
/Telegrafi/












































