eksperti-banner

Ndeshja hapëse e Kampionatit Botëror 2026 sjell përballë nikoqirin Meksikën dhe Afrikën e Jugut, në një duel historik që hap turneun më të madh në histori të futbollit.

Të dy përzgjedhësit kanë zbuluar formacionet zyrtare për sfidën e madhe në stadiumin Mexico City.


Meksika zbret në fushë me një skemë të balancuar, duke kombinuar përvojën në mbrojtje me kreativitetin në mesfushë. Sulmi udhëhiqet nga Raúl Jiménez, i mbështetur nga dinamika e Quiñones dhe Alvarado.


Afrika e Jugut vjen me një formacion energjik dhe fizikisht të fortë. Në sulm pritet të jenë të rrezikshëm Lyle Foster dhe Iqraam Rayners, ndërsa mesfusha e drejtuar nga Mokoena do të ketë rol kyç në kontrollin e lojës.

Meksika hyn si favorite për shkak të avantazhit të fushës dhe përvojës në turne të mëdha, por Afrika e Jugut synon surprizën në hapjen e Botërorit.

Meksika: Rangel; Montes, Vásquez, Reyes; Gallardo, Lira, Fidalgo, Gutiérrez; Jiménez, Quiñones, Alvarado.

Afrika e Jugut: Williams; Modiba, Mbokazi, Sibisi, Mudau; Okon, Mokoena, Sithole, Adams; Foster, Rayners.

/Telegrafi/

telegrafi sport app