Juventusi pret Empolin më Allianz “Stadium” në kuadër të javës 11-të të Serie A.

Bianconerët vijnë në këtë ndeshje pasi mposhtën Torinon me rezultat 1-0 në “Derby della Mole”.

Ata janë ende 10 pikë larg liderit Napoli dhe vetëm pesë pikë përpara kundërshtarit të sotëm Empolit, që kanë vetëm dy fitore gjatë gjithë sezonit.

Max Allegri ka vendosur të luajë me emra si Leonardo Bonucci, Danilo dhe Daniele Rugani, ndërsa në sulm do të jetë Dusan Vlahovic i përkrahur nga Moise Kean.

Në anën tjetër te Empoli nga minuta e parë luajnë Destro, Pjaca e Satriano, ndërsa Bajrami dhe Ujkani janë në bankë.


Reklama

Juventus: Szczesny; Rugani, Bonucci, Danilo; Cuadrado, McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic; Vlahovic, Kean

Empoli: Vicario; Stojanovic, De Ëinter, Luperto, Parisi; Haas, Marin, Bandinelli; Pjaca; Destro, Satriano.

Reklama


/Telegrafi/