Janë publikuar formacionet zyrtare për super takimin që do të luhet mes Holandës dhe Anglisë.

Loja mes këtyre dy kombëtareve do të jetë e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Skuadra e parë që ka arritur finalen e këtij kompeticioni është ajo e Portugalisë, e cila tashmë pret për të njohur ekipin e radhës. Takimi mes Holandës dhe Anglisë do të luhet me fillim nga ora 20:45 në Portugali.

Të dy trajnerët kanë futur në fushë lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.


Anglia: Pickford, Walker, Stones, Maguire, Chilwell, Rice, Barkley, Delph, Rashford, Sancho, Sterling.

Holanda: Cillessen, Blind, Van Dijk, De Ligt, Dumfries, De Jong, Wijnaldum, De Roon, Babel, Depay, Bergwijn.