Chelsea do të përballet me Fulhamin në kuadër të javës së 34-të në Ligën Premier.

The Blues do të mirëpresin rivalin nga liga angleze në Stamford Bridge, në sfidën që fillon në ora 18:30.

Për këtë ndeshje, Thomas Tuchel do të jetë pa dyshen si Mateo Kovacic dhe Antonio Rudiger, që të dy të lënduar.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Fulham nuk mund të logaris në Cairney, Kongolo dhe Rodak, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni bazë i Chelseat: Mendy, Azpilicueta, Thiago Silva, Zouma; James, Gilmour, Mount, Chilwell; Werner, Havertz, Ziyech.

Formacioni bazë i Fulhamit: Areola, Aina, Andersen(c), Adarabioyo, Robinson, De Cordova-Reid, Zambo Anguissa, Lemina, Lookman, Maja, Cavaleiro. /Telegrafi/