Arsenali është nikoqir i PSV Eindhoven në Emirates Stadium, për ndeshjen e mbetur nga raundi i dytë i fazës grupore në Ligën e Evropës.
Topçinjtë janë në krye të Grupit A me nëntë pikë nga tri fitore të arritura në tri ndeshjet e para, ndërsa skuadra holandeze është e dyta me shtatë pikë, nga dy fitore dhe një barazim.
Trajnerët Mikel Arteta dhe Ruud van Nistelrooy i kanë përgatitur formacionet që do ta nisin sfidën nga minuta e parë.
/Telegrafi/