LAJMI I FUNDIT:

Formacionet startuese: Chelsea pritet ta nisë me fitore ndaj Qarabagut

Formacionet startuese: Chelsea pritet ta nisë me fitore ndaj Qarabagut

Chelsea është nikoqir i Qarabag FK për ndeshjen e parë të fazës grupore në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Anglisë është favorit i padiskutueshëm në këtë takim që zhvillohet në Stamford Bridge.


Trajnerët Antonio Conte dhe Gurban Gurbanov u besojnë skuadrave që i kanë nxjerrë në fushë.

Ndryshe, te kampioni i Azerbajxhanit aktivizohet futbollisti shqiptar, Ansi Agolli. Mirëpo, ai nuk mund të luajë në këtë ndeshje për shkak të lëndimit.

Në Grupin C bëjnë gara edhe Roma dhe Atletico Madridi.

Formacioni startues i Chelseat: Courtois; Azpilicueta, Christensen, Cahill; Zappacosta, Kante, Fabregas, Alonso; Willian, Pedro; Batshuayi.

Formacioni startues i Qarabag FK: Qarabag: Šehić, Garayev, Medvedev, Míchel, Ndlovu, Henrique, Sadygov (C), Almeida, Rzeźniczak, Hüseynov, Guerrier

/Telegrafi/