LAJMI I FUNDIT:

Formacionet e mundshme të përballjes interesante në Ligën e Kampionëve: Chelsea – Ajax

Formacionet e mundshme të përballjes interesante në Ligën e Kampionëve: Chelsea – Ajax

Chelsea do të jetë nikoqir i Ajaxit në ndeshjen e dytë në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e  Kampionëve.

Skuadra londineze e fitoi takimin e parë 1-0 në Holandë, derisa sonte do ta pres Ajaxin në ‘Stamford Bridge nga ora 21:00.


The Blues në këtë takim do të jenë pa Ruben Loftus-Cheek dhe Antonio Rudiger që janë të lënduar, derisa Andreas Christensen dhe Ross Barkley janë ende në dyshime, por që N’Golo Kante është rikthyer.

Ajaxi për këtë ballafaqim do t’i ketë disa dilema si ajo e, Donny van de Beek, Lisandro Martinez dhe Edson Alvarez.

Chelsea është lider i Grupit H me gjashtë pikë, aq sa ka edhe skuadra holandeze, derisa Valenica ka katër dhe Lille me një sosh.

Formacioni i mundshëm i Chelseat: Arrizabalaga; Azpilicueta, Zouma, Tomori, Alonso; Jorginho, Kovacic; Willian, Mount, Pulisic; Abraham.

Formacioni i mundshëm i Ajaxit: Onana; Mazraoui, Veltman, Blind, Tagliafico; Alvarez, Martinez; Neres, Van de Beek, Ziyech; Tadic. /Telegrafi/