LAJMI I FUNDIT:

Formacionet bazë: Përballje interesante ndërmjet Tottenhamit dhe Bayernit

Formacionet bazë: Përballje interesante ndërmjet Tottenhamit dhe Bayernit

Tottenham Hotspur dhe Bayern Munich zhvillojnë ndeshjen kryesore të xhiros së dytë në kuadër të Grupit B të Ligës së Kampionëve.

Spursat arkëtuan vetëm një pika nga xhiroja e parë, duke qenë se barazuan (2-2) në udhëtim te Olympiacosi.


Ndërkaq, bavarezët fituan bindshëm (3-0) para tifozëve në Allianz Arena kundër Crvena Zvezdas.

Trajnerët Mauricio Pochettino dhe Niko Kovac i kanë përgatitur formacionet e tyre për fillimin e kësaj ndeshjeje.

Formacioni startues i Tottenham Hotspur: Lloris (C), Aurier, Alderweireld, Vertonghen, Rose, Winks, Ndombele, Sissoko, Dele, Son, Kane.

Formacioni startues i Bayern Munich: Neuer, Pavard, Sule, Boateng, Alaba, Kimmich, Tolisso, Coutinho, Gnabry, Lewandowki, Coman.

Takimi tjetër i këtij grupi zhvillohet ndërmjet Crvena Zvezdas dhe Olympiacosit. /Telegrafi/