LAJMI I FUNDIT:

Ford “tërheq” më shumë se 450,000 automjete për shkak të humbjes së mundshme të fuqisë lëvizëse

Ford “tërheq” më shumë se 450,000 automjete për shkak të humbjes së mundshme të fuqisë lëvizëse

Ford pritet “të tërheq” më shumë se 450,000 SUV dhe kamionçina kompakte në Shtetet e Bashkuara sepse mund të humbasin fuqinë e makinës si rezultat i një problemi të baterisë, tha në një alarm Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada.

Modelet e prekura përfshijnë SUV-të Ford Bronco Sport të prodhuara nga viti 2021 deri në 2024 dhe kamionçinat Ford Maverick të prodhuara nga viti 2023 deri në 2024, konkretisht në 456,565 njësi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

NHTSA tha se Ford zbuloi se një “karikim i ulët” i baterisë mund të rezultojë në një “humbje të aksesorëve elektrikë si dritat e rrezikut, ose të shkaktojë humbje të fuqisë së makinës, duke rritur rrezikun e një përplasjeje”.


“Ne jemi të përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe kënaqësinë e klientëve tanë”, tha Ford në një deklaratë për CNN.

“Siguria është një prioritet kryesor dhe ne po marrim masa proaktive për ta trajtuar këtë çështje menjëherë dhe në mënyrë efektive”.

Problemi mund të zgjidhet nga pronarët që shkojnë në një përfaqësi të Ford-it, falas. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Turqia rrit prodhimin e veturave elektrike, Erdogan teston modelin e ri

Turqia rrit prodhimin e veturave elektrike, Erdogan teston modelin e ri

EVs
Volvo e papërshkueshme nga plumbat, si po shndërrohet një SUV i zakonshëm në një fortesë të vërtetë mbi rrota?

Volvo e papërshkueshme nga plumbat, si po shndërrohet një SUV i zakonshëm në një fortesë të vërtetë mbi rrota?

Auto
Mazda 6e arrin në Evropë, çmime tronditëse krahasuar me Kinën

Mazda 6e arrin në Evropë, çmime tronditëse krahasuar me Kinën

Auto
Range Rover ka një logo të re

Range Rover ka një logo të re

Auto
Shkencëtarët pohojnë: Ngasja më dinamike e veturave elektrike ndihmon në kursimin e baterisë!

Shkencëtarët pohojnë: Ngasja më dinamike e veturave elektrike ndihmon në kursimin e baterisë!

EVs
Nuk ka blerje të karburantit matanë kufirit, nëse doni të dilni nga ky vend - rezervuari duhet të jetë i plotë

Nuk ka blerje të karburantit matanë kufirit, nëse doni të dilni nga ky vend - rezervuari duhet të jetë i plotë

Auto
Kalo në kategori