LAJMI I FUNDIT:

Forcat egjiptiane vrasin shtatë të dyshuar për sulme terroriste

Forcat egjiptiane vrasin shtatë të dyshuar për sulme terroriste

Forcat e sigurisë egjiptiane kanë vrarë shtatë persona, të dyshuar se kanë mbështetur të ashtuquajturin Shteti Islamik dhe se kanë planifikuar sulmet në dy kishat në Egjipt, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme të këtij vendi.

Sipas deklaratës, ata ishin fshehur në një zonë malore të krahinës së Bani Suwayf, për të përgatitur pajisjet shpërthyese për një seri sulmesh terroriste, të cilat kishin planifikuar t’i kryenin.