LAJMI I FUNDIT:

Forcat e mbështetura nga sauditët nisin sulm ndaj rebelëve huthi në Jemen

Forcat e mbështetura nga sauditët nisin sulm ndaj rebelëve huthi në Jemen
AppleMark

Forcat e mbështetura nga Arabia Saudite kanë nisur sulm në portin Hudayah në Jemen, pasi rebelët huthi kanë injoruar ultimatumin për t’u larguar, raporton BBC.

Pozicionet e rebelëve janë duke u bombarduar nga ajri dhe deti, kanë raportuar mediat rajonale.


Agjencitë për ndihma kanë paralajmëruar për katastrofë humanitare në rast se sulmohet qyteti, duke përmendur se mund të përballen me qindra mijëra viktima.

Përmes këtij porti hyjnë ndihmat humanitare në Jemen.

Më shumë se shtatë milionë persona varen nga ndihmat ushqimore të vendin e shkatërruar nga lufta.

Rrjeti i drejtuar nga sauditët, Al-Arabyia, ka raportuar se ka filluar “çlirimi”, i Hudayah me një shkallë të lartë të sulmeve tokësore, të mbështetura edhe nga ato ajrore.

Qeveria e Jemenit e presidentit, Abdrabbuh Mansour Hadi, ka thënë përmes një deklarate se janë shterur të gjitha mundësitë për t’i bindur rebelët që të largohen përmes rrugëve politike.

Emiratet e Bashkuara Arabe, pjesë e koalicionit të udhëhequr nga sauditët, që mbështet Hadin, u ka dhënë më herët ultimatum rebelëve huthi për t’u tërhequr ose do të përballen me sulme, transmeton Rel.

Lufta civile në Jemen ka vrarë rreth 10,000 persona në tri vjetët e fundit dhe ka krijuar atë që Kombet e Bashkuara e kanë cilësuar si katastrofën më të keqe njerëzore.

Koalicioni i udhëhequr nga sauditët ka intervenuar më 2015 në konfliktin në Hemen, pasi forcat besnike të presidentit Hadi janë përballur me Lëvizjen e rebelëve huthi, e cila udhëheq minoritetin mysliman shiit në këtë vend.

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Ushtria izraelite po stërvitet për një luftë të mundshme me Libanin?

Ushtria izraelite po stërvitet për një luftë të mundshme me Libanin?

Azia
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Kalo në kategori