LAJMI I FUNDIT:

Forcat Ajrore të Kinës publikojnë një video që tregon “sulmin e simuluar mbi bazën amerikane në Guam”

Forcat Ajrore të Kinës publikojnë një video që tregon “sulmin e simuluar mbi bazën amerikane në Guam”

Forcat ajrore të Kinës kanë lëshuar një video që tregon bombarduesit H-6 duke kryer një sulm të simuluar në atë që duket të jetë Baza e Forcave Ajrore Andersen në ishullin Guam të Paqësorit të SHBA, ndërsa tensionet rajonale rriten.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, pamjet, të lëshuara të shtunën në llogarinë e Forcës Ajrore të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit në Weibo, erdhi ndërsa Kina zhvilloi një ditë të dytë stërvitjesh pranë Tajvanit të pretenduar nga kinezët, për të shprehur zemërimin për vizitën e një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së në Taipei.


Guam është shtëpia e objekteve kryesore ushtarake të SHBA, duke përfshirë bazën ajrore, e cila do të ishte thelbësore për t’iu përgjigjur çdo konflikti në rajonin Azi-Paqësor.

Siç shkruan më tej Reuters, videoja mbi dy minutëshe e forcave ajrore kineze, e vendosur me muzikë në sfond, dramatike si për një film të Hollivudit, tregon bombarduesit H-6 duke u ngritur nga një bazë e shkretëtirës.

Videoja quhet “Zoti i luftës H-6K shkon në sulm!”.

Në gjysmë të rrugës, një pilot shtyp një buton dhe lëshon një raketë në një pistë të panjohur bregdetare.

Muzika papritmas ndalet ndërsa shfaqen imazhet e lëkundjes së tokës, pasuar nga pamjet ajrore të një shpërthimi.

“Ne jemi mbrojtësit e sigurisë ajrore të mëmëdheut; ne kemi besimin dhe aftësinë për të mbrojtur gjithmonë sigurinë e qiellit të mëmëdheut”, kanë shkruar Forcat Ajrore në një përshkrim të shkurtër të videos.

Reuters shkruan se as ministria e mbrojtjes e Kinës, e as komanda amerikane indo-paqësore menjëherë nuk iu përgjigjën kërkesave për komente rreth videos.

Collin Koh, një studiues në Institutin e Mbrojtjes dhe Studimeve Strategjike të Singaporit, tha se videoja synonte të theksonte aftësitë në rritje të Kinës.

“Videoja ka për qëllim të paralajmërojë amerikanët se edhe pozicionet e supozuara të sigurta si Guam mund të rrezikohen kur shpërthejnë konfliktet mbi pikat e nxehta rajonale, qoftë Tajvani apo Deti i Kinës Jugore”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Kalo në kategori