LAJMI I FUNDIT:

Folie e zakonshme për veprime të pazakonshme

Folie e zakonshme për veprime të pazakonshme

Folia e aluminit nuk është vetëm “mbrojtëse” e ngrohtësisë dhe freskisë së ushqimit, por ka aplikim shumë më të gjerë

A e keni ditur që me ndihmën e saj mund të pastroni perfekt argjendin, të lani tenxheren, të mprihni gërshërët…


Të gjitha amvisat i kanë në shtëpi, por që nuk e dinë edhe për çfarë tjetër mund të shërbejnë, transmeton Telegrafi.

A e keni ditur që me ndihmën e saj mund të pastroni perfekt argjendin?

Qiteni një copë folie në tigan, qitni pak ujë të ftohtë dhe dy lugë të vogla kripë, dhe qitni stolitë apo garniturën e thikave, lugëve, pirunëve të cilat dëshironi t’i pastroni.

Lini që qëndrojnë tre-katër minuta, pastaj shpëlani dhe fshini me leckë të thatë.

Nëse keni mbetur pa sfungjerin me tel për pastrimin e mbetjeve të djegura nga fundi i tenxheres, vetëm zhubrosni një copë folie alumini dhe do t’ju zëvendësojë sfungjerin me tel.

Nëse gërshërët ju janë topitur, nuk keni nevojë të blini të reja. Mbështilleni një copë folie disa herë dhe pritni me gërshërë disa herë. Do të jenë të mprehta sikur sapo i keni blerë të reja.

Sheqerin e kafenjtë të forcuar mund ta ktheni në gjendje të imët ashtu që do ta mbështillni në folie dhe ta piqni pesë minuta në furrë të nxehur në 150 gradë.

Që radiatorët e vjetër të ngrohin më mirë, ngjitni një copë të trashë të folies së aluminit në karton, të cilin do ta vini midis murit dhe radiatorit. Kini kujdes që ana me folie të jetë e kthyer nga radiatori. /Telegrafi/