LAJMI I FUNDIT:

FMN: Kriptovalutat nuk paraqesin rrezik për financat botërore

FMN: Kriptovalutat nuk paraqesin rrezik për financat botërore

“Kriptovalutat nuk duket se përbëjnë rrezik për stabilitetin financiar”, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një raport.

Në komentet mbi kriptovalutat si pjesë e raportit “Stabiliteti Financiar Botëror”, organizata vazhdoi qëndrimin e saj të fundit në promovimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për rregullimin e tyre. Raporti vazhdon se “…këto mund të paraqesin rrezik nëse përdorimi i tyre do të bëhej më i përhapur pa masat e duhura mbrojtëse”.


“Është e pamundur të dimë shkallën në të cilën mjetet e kriptovalutave mund të transformojnë infrastrukturën financiare dhe nëse shumica e pasurive të reja të tyre ka gjasa të zhduken ashtu si në episodet e kaluara të risive teknologjike, për shembull, siç bënë shumë kompani të teknologjisë gjatë bumit të fund të viteve 1990. Para se të mund të transformojnë aktivitetin financiar në një mënyrë kuptimplote dhe të qëndrueshme, pasuritë e kriptovalutave së pari duhet të fitojnë besimin dhe mbështetjen e konsumatorëve dhe autoriteteve financiare”, vijon raporti, përcjell Telegrafi.

Raporti shton se për të fituar këtë besim, do të duhet të ketë një konsensus midis bashkësisë rregullatore botërore rreth asaj se cilat janë kapitali i tyre.

Ndërkohë, shefja e FMN-së, Christine Lagarde ka pranuar në mënyrë të ngjashme një qëndrim duke paralajmëruar se duhet të ketë kujdes nga përdorimi i paligjshëm i tyre. /Telegrafi/