LAJMI I FUNDIT:

FMK thotë se KOK-u ia mohoi pjesëmarrjen Shalës në “Rio 2016”

FMK thotë se KOK-u ia mohoi pjesëmarrjen Shalës në “Rio 2016”

Federata e mundjes së Kosovës ka vendosur të mos i përgjigjet ftesës së Komitetit Olimpik të Kosovës për pjesëmarrje në ceremoninë solemne të dorëzimit të flamurit shtetëror nga Presidenti i vendit te ekipi olimpik i Kosovës para nisjes për Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Siç ka njoftuar FMK, ky vendim është marrë për shkak të “diskriminimit të vazhdueshëm që po i bën FMK-së, Bordi i KOK-ut në udhëheqje të Besim Hasanit”.

FMK njofton se ka vendosur të marrë pjesë në këtë ceremoni për shkak se mundësit Edon Shalës i është mohuar pjesëmarrja në “Rio 2016”, “falë diskriminimit të bordit të udhëhequr nga z. Hasani edhe pse United World Wrestling kishte ndarë një vend me ftesë për FMK-në”.


“Por, bordi i KOK-ut nuk kishte bërë kërkesën me kohë, para datës 15.01. 2016 komisionit trepalësh që edhe mundjes t’i bëhet ftesë për në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Rio të Brazilit”, thuhet në njoftimin e Federatës.

FMK akuzon KOK-un se ka “mbytur ëndrrën e një sportisti dhe se të vetmen brengë, Bordi i KOK-ut e ka si të marrë mëditjet e majme në mbledhje të bordit të KOK-ut (gjithsej 54) dhe të ju servilosen Besim Hasanit që t’i qojë në turizëm si në Baku, Tbilisi, Rio etj”.

FMK ka akuzuar Bordin e KOK-ut se nuk i kupton ambiciet e sportistëve pasi, sipas Federatës së Mundjes, dhe se punojnë vetëm për mëditjet prej 100 euro.
“FMK pyet pjesën e Bordit te KOK-ut që ishin sportistë në të kaluarën që janë afër 20%. A ju vret ndërgjegjja që ju si ish sportistë ja mbytet ëndrrën një sportisti për të marrë pjesë në garën më të rëndësishme që mbahet në botë, për te shkuar vet ne Rio?

Ndërsa për pjesën tjetër të Bordit të KOK-ut që janë diku 80%, amnistohen nga kjo pyetje sepse ata ne jetën e tyre kurrë nuk kanë qenë sportistë dhe nuk i kuptoni ambiciet e sportistit, ata( 80%) në momentin kur asistenti i z.Hasani që është edhe financier i KOK-ut, me të filluar mbledhjet e Bordit të KOK-ut ju hedh në konto mëditjet prej 100€ bëjnë gara cili më shpejt ta ngritë dorën me i përkrahur propozimet e z.Hasani, pa e ditur fare çka janë duke përkrahur”, thuhet në njoftimin e FMK-së.

FMK në fund i ka uruar sukses ekipit që do të përfaqësojë Kosovën në Rio.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon më në fund Akil Gjakova

Reagon më në fund Akil Gjakova

Xhudo
Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori