LAJMI I FUNDIT:

FMD: Të ndiqen penalisht ata që kanë shkelur ligjet në MPB

FMD: Të ndiqen penalisht ata që kanë shkelur ligjet në MPB

Fronti për Maqedoninë Demokratike (FRODEM) ka kërkuar që të gjithë personat që kanë shkelur ligjet në MPB të ndiqen penalisht sipas ligjeve të caktuara në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Nga kjo gjendje jo e mirë është rezultati i ushtarëve partiak të dëgjushëm. Ministri Spasovski si një person shumë përgjegjës në MPB dhe sipas ligjeve kushtetutës duhet të ndërmerr të gjitha masat për vendosjen e rendit dhe shtetit në rrugën normale dhe të gjithë personat që kanë shkelur ligjin të ndiqen penalisht”, porositin nga FMD-ja.

FMD poashtu kërkoi që kryetari Ivanov të shfuqizojë vendimin për falje dhe të jep dorëheqje nga posti i kryetarit të shtetit. /Telegrafi/