LAJMI I FUNDIT:

Fluks vizitorësh në ujërat termale të Bënjës në Përmet

Fluks vizitorësh në ujërat termale të Bënjës në Përmet

Fundjava në ujërat termale të Bënjës në Përmet ka qenë mjaft e gjallëruar.

Një numër i madh banorësh dhe vizitorësh të zonës, kanë zgjedhur të freskohen nga temperaturat e larta të këtij muaji, duke u larë në ujërat termale të Bënjës, të shpallura Monument Natyre.


Specialistët e Administratës së Zonave të Mbrojtura Gjirokastër kanë qenë aty për të dhënë informacion dhe mbështetje në mënyrë që fundjava të ishte relaksuese e pa probleme.

Fluksi i vizitorëve që kanë zgjedhur Përmetin dhe thesaret natyrore të tij, ka qenë i lartë, shkruan AdZM Gjirokastër, në rrjetet sociale, duke ofruar edhe foto të banjave të Bënjës.

Ujërat termale të Bënjës gjenden 13 km larg qytetit të Përmetit.

Të njohura që në antikitet këto burime sulfurore, që dalin nga një çarje e thellë tektonike, janë të ndryshme e burojnë në të dyja anët e kanionit Lengarica.

Çdo burim zotëron veti terapeutike të ndryshme për kurimin e sëmundjeve të lëkurës, stomakut, veshkave, reumatizmës etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori