Edhe pse nuk përbën ndërhyrje në drejtësi, mënyra e publikimit të letrave të presidentit Thaçi, nga ana e Zëvendësministrit të Drejtësisë, Florian Dushi, është cilësuar si e pazakontë.
Dushi në një intervistë në InfoBox në RTV Dukagjini, ka thënë se qeveritë paraprake mund të kishin ofruar ndihmë sa i përket zbardhjes së vrasjeve të pasluftës, por, sipas tij, kjo çështje duhet t’i lihet në duar sektorëve të sigurisë dhe drejtësisë, pa u ndikuar nga politika.
Dushi, i cili është edhe anëtar i LDK-së, ka thënë se pa zbardhjen e këtyre rasteve, tensionet do të vazhdojnë të jenë të pranishme edhe kur koalicionet mund të konsiderohen të domosdoshme.
Duke folur për proceset nëpër të cilat po kalon vendi, Dushi ka thënë se qeveria i ka numrat e duhur për t’i çuar ato përpara dhe se nuk janë të nevojshme zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Ndërsa, sa i përket tejkalimit të përgjegjësive nga ana e kryeparlamentarit Kadri Veseli, Dushi e ka vlerësuar si diçka për konsum politik të kryepalamentarit.
Dushi në InfoBox ka theksuar për nevojën e shtimit të presionit ndërkombëtar ndaj palës serbe, sa i përket çështjes së zbardhjes se fatit të personave të pagjetur. Kjo sepse, sipas tij, me gjithë angazhimin e shtuar të kësaj ministrie, komisionit qeveritar dhe grupit dialogues rreth këtij procesi, pala serbe ende vazhdon t’i mbajë të fshehura listat e vendndodhjes së varrezave. /RTV Dukagjini-Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit