Flori Mumajesi thotë se ai ka nevojë për pak energji pozitive para daljes në skenë për të performuar.

Dhe këtë e bën duke tymosur një cigare dhe duke çuar lart një shishe birre, transmeton Telegrafi. Kështu len të kuptohet vetë këngëtari në një postim në rrjetet sociale.


Në foto ai shfaqet me një mik të tij, derisa mban një plis në kokë dhe një këmishë me mbishkrimin “Kuqezi”, siç titullohet edhe kënga të cilën ai e performoi mbrëmë në skenën e festivalit Top Fest.

“Pak min para performances duhen energji pozitivie… Gezuar Ditelindjen miku im”, shkruan ai sipër fotografisë. /Telegrafi/