LAJMI I FUNDIT:

Florentino Perez planifikon ofertën verore për Haalandin

Florentino Perez planifikon ofertën verore për Haalandin

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, po përgatit një lëvizje gjatë afatit kalimtar të verës për sulmuesin e Manchester Cityt, Erling Haaland.

Perez po përpiqet të rigjenerojë skuadrën e tij duke synuar talentët e ri më të mirë të globit, lojtarë që i përshtaten klubit.


Sipas mediumit The Independent, Los Blancos e shohin Haalandin si zëvendësuesin perfekt për 35-vjeçarin, fitues të Topit të Artë, Karim Benzema.

‘Haaland kushton një miliard euro’ – agjentja e tij tregon çmimin e të ardhmes për sulmuesin e Cityt
Lexo po ashtu ‘Haaland kushton një miliard euro’ – agjentja e tij tregon çmimin e të ardhmes për sulmuesin e Cityt

22-vjeçari norvegjez ka shënuar 27 gola në 25 ndeshje për Cityn dhe është i lumtur në Etihad Stadium.

Por, Real Madridi e di se ai nuk ka gjasa të qëndrojë në ndonjë klub për një periudhë të zgjatur dhe mendon se të paktën ia vlen të provohet ta ‘rrëmbej’ atë nga skuadra e Pep Guardiolës pas vetëm një sezoni.

Ata fillimisht kishin planifikuar të prisnin deri në vitin 2024 për të bërë një sulm, por mendojnë se pasiguria që rrethon Cityn mes shkeljeve të supozuara financiare mund të ndihmojë kauzën e tyre.

Një faktor tjetër që mund të tërheqë Haalandin mund të jetë mundësia për t’u lidhur sërish me Jude Bellingham, i cili mund të transferohet nga Borussia Dortmund.

Dyshja luajtën së bashku në Dortmund dhe do të forconin një bërthamë të re të frikshme të Real Madridit, duke përfshirë tashmë Vinicius Jr, Eduardo Camavinga dhe Federico Valverde – si dhe yllin e ardhshëm Endrick. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Kalo në kategori