LAJMI I FUNDIT:

Florent Muslija shënon gol të bukur me Hannoverin

Florent Muslija shënon gol të bukur me Hannoverin

Florent Muslija e ka gjetur golin e parë këtë sezon me skuadrën e tij, Hannover, në Bundesliga 2.

Hannoveri ka arritur të fitojë me rezultat të thellë 3-0 në udhëtim te Wehen në kuadër të javës së tretë në ligën e dytë gjermane.


Në këtë fitore meritor ishte edhe talenti i madh nga Kosova, Florent Muslija, i cili gjeti rrjetën në këtë ndeshje.

Muslija shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 57-të duke ngritur epërsinë në 2-0.

Kujtojmë se Mulsija është prurja e fundit e Përfaqësueses së Kosovës.

Para disa javësh ai u pajis me pasaportë të vendit tonë dhe pritet të jetë gati për dy ndeshjet e radhës kualifikuese. /Telegrafi/