Mbrojtësi Florent Hadërgjonaj ka vazhduar me formën e mirë personale në këtë fillim sezoni në elitën e futbollit turk.
Ai ka shënuar golin e dytë personal në sezonin e ri, ku skuadra e tij fitoi ndaj Umraniyespor me rezultat 2-1.
Futbollisti kosovar ia dha epërsinë Kasimpasas në minutën e 36-të, duke gjetur rrjetën nga penalltia.
Ümraniyespor 0 – 1️⃣ Kasimpaşa
F. Hadergjonaj 35' Penaltı #ÜMRvKAS #süperlig #süperligolleri
Telegram adresimiz @superligolleri1 pic.twitter.com/rCfub7KTb0
— Süper Lig Golleri (@superligolleri) September 17, 2022
Te Kasimpasa luajti edhe Bersant Celina, i cili u zëvendësua në minutën e 82-të.
Ndërsa të Umraniyespor luajti Ermir Lenjani për 64 minuta te vendasit. /Telegrafi/