LAJMI I FUNDIT:

Fletcher lehtëson tensionin mes lojtarëve të Man Utd dhe Rangnick

Fletcher lehtëson tensionin mes lojtarëve të Man Utd dhe Rangnick

Roli i drejtorit teknik të Manchester United, Darren Fletcher, është bërë vendimtar për të qetësuar situatën e tensionuar mes stafin dhe lojtarëve të Djajve të Kuq.

Reklama

Tashmë ka pasur raporte për një ndarje midis Cristiano Ronaldos dhe trajnerit të përkohshëm Ralf Rangnick, dhe disa lojtarëve që panë tensione te United.

Sulmuesi portugez është lidhur gjithashtu me një largim këtë verë pas një sërë shfaqjesh të dobëta, që e panë atë edhe të mos ftohej për disa ndeshje.

Tensione te Man Utd – Djajtë e Kuq pritet t’i kenë katër mungesa të rëndësishme ndaj Man Cityt, Ronaldo njëri nga ta
Lexo po ashtu Tensione te Man Utd – Djajtë e Kuq pritet t’i kenë katër mungesa të rëndësishme ndaj Man Cityt, Ronaldo njëri nga ta

Megjithatë, tashmë thuhet se po vjen qetësia te klubi nga Old Trafford dhe vetëm një njeri është meritor.

Sipas mediumit The Sun, qenë ish-mesfushori Fletcher ai që ka qenë shpëtimtar i klubit, duke vepruar si ‘paqe-bërës’ në mes të këtij tensioni – me lojtarët që ngrohen në praninë e tij.

Kontributi i tij në skuadër shihet si ‘aq i rëndësishëm’ në një kohë kur lojtarët po luftojnë për t’u përshtatur me sistemin e presionit të Rangnick, si dhe me udhëzimet nga ndihmësi i gjermanit, Chris Armas.

Fletcher ka marrë shpejt një rol me ndikim në klub, pasi fillimisht ka drejtuar akademinë e tyre përpara se të bëhej trajner i ekipit të parë dhe më pas drejtor teknik. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Neymar thotë

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal

Ligat tjera
Perez dërgoi skaut për ta vëzhguar nga afër sensacionin e Rennes

Perez dërgoi skaut për ta vëzhguar nga afër sensacionin e Rennes

La Liga
A e injoroi Bellingham në festën e golit, Tchouamenin? Pamjet tregojnë momentin e dyshes

A e injoroi Bellingham në festën e golit, Tchouamenin? Pamjet tregojnë momentin e dyshes

La Liga
Sagës së stërzgjatur për shitjen e Man United po i vjen fundi - caktohet muaji kur mund të shitet klubi anglez

Sagës së stërzgjatur për shitjen e Man United po i vjen fundi - caktohet muaji kur mund të shitet klubi anglez

Premier League
Dënohen gjyqtarët e VAR-it që e dëmtuan Liverpoolin, por dënimi i tyre është shumë qesharak

Dënohen gjyqtarët e VAR-it që e dëmtuan Liverpoolin, por dënimi i tyre është shumë qesharak

Premier League
Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Ligat tjera
Kalo në kategori