LAJMI I FUNDIT:

Flamuri i Kosovës u ngrit në Fshatin Olimpik në PyeongChang

Flamuri i Kosovës u ngrit në Fshatin Olimpik në PyeongChang

Në një atmosferë solemne, është bërë ceremonia e ngritjes së flamurit të Kosovës në Fshatin Olimpik në PyeongChang, ku po qëndron ekipi olimpik i Kosovës për Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang2018.

Ekipi olimpik i Kosovës i prirë nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasnai u prit nga kryetari i Fshatit Olimpik, Yeo Hyeung – Koo, i uroi mirëseardhje Kosovës.


Ceremonia e ngritjes së flamurit në Fshatin Olimpik simbolizon ngritjen e flamurit të Kosovës gjatë kohës sa do të zgjasin Lojërat Olimpike Dimërore në PyeongChang.

Organizatori ndau dhurata për ekipin tonë olimpik, kurse presidenti Hasani i dhuroi Hyeong Koos “Vrapuesen e Prizrenit” dhe flamurin e Kosovës.

“Padyshim se është ndjenjë e veçantë sepse ku këtu në PyeongChang po ndodh historia e sportit të Kosovës, pasi për herë të parë po marrim pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore. Si çdo qytetar tjetër po ndihem edhe unë mirë. Po marrim pjesë me Albin Tahirin, i cili ka fituar normën olimpike në pesë disiplina. Sot ishte ngritja e flamurit ku së bashku me kryetarin e Fshatit Olimpik. Ishte delegacioni i Kosovës dhe delegacionet tjera, të cilat përcollën me vëmendje ngritjen e flamurit të Kosovës”, tha presidenti Hasani.

Më pas, presidenti i KOK-ut, Besim Hasani u nënshkrua në Murin e Paqes. Pas ceremonisë media të huaja intervistuan delegacionin e KOK-ut për ngritjen e flamurit dhe pjesëmarrjen e parë të Kosovës në LOD.

Të enjten në ceremoni u bë ngritja edhe e flamujve të Islandës, Ganës, Ekuadorit dhe Lihtenshtajnit.

Ceremonia kryesore e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore bëhet nesër (e premte). /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori