LAJMI I FUNDIT:

Fjolla Morina shfaqet provokuese në paraqitjen e radhës

Fjolla Morina shfaqet provokuese në paraqitjen e radhës

Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Fjolla sjell vazhdimisht për fansat e shumtë në Instagram imazhe nga më të ndryshmet, të cilat marrin çdo herë vëmendje.


Edhe së fundmi, Morina postoi disa fotografi që në fokus kishin linjat e saj trupore ndërsa ajo shihet e veshur e tëra në të zeza.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Fjolla për daljen e radhës përzgjodhi një bluzë të shkurtër me dekolte të hapur dhe e lidhur rreth belit, ndërsa e përshtati me pantallona të zi me prerje të tejdukshme në disa pjesë.

Pamje e saj u kompletua me një çantë të zezë dhe këpucë me platformë po ashtu të zezë.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Flokët i la të lidhura lartë dhe të valëzuara teksa përfundoi dukje me makijazh të theksuar dhe aksesor.

Të gjitha lajmet nga Fjolla Morina
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fjolla Morina

Nuk kanë munguar komentet e admiruesve të saj që presin me padurim postimet nga këngëtarja, e cila vetëm pak kohë më parë u rikthye me një projekt të ri muzikor.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Pas një pauze të gjatë Fjolla në qershor publikoi bashkëpunimin me Nushin “Suppa duppa”, kënga u prit mirë dhe tashmë ka kaluar shifrën e 1.7 milion klikimeve në YouTube. /Telegrafi/