LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e para të Fikret Shatrit pasi realizoi rrugëtimin sfidues prej 257 kilometra nga Prishtina në Tiranë

Fjalët e para të Fikret Shatrit pasi realizoi rrugëtimin sfidues prej 257 kilometra nga Prishtina në Tiranë

I stërlodhur dhe me e lot gëzimi dhe por tejet krenar në shpirt, atleti Fikret Shatri ka arritur tek sheshi Skënderbeu në Tiranë, duke realizuar rrugëtimin sfidues nga Prishtina për në Tiranë.

45-vjeçari nga Istogu vrapoi 257 km, derisa shkaku i një lëndimi të vogël, kilometrat e fundit i përfundoi duke ecur.


Shatri arriti rreth orës 15:30 tek sheshi Skënderbeu në Tiranë, pas 45 orësh rrugëtim. Ai ishte nisur më 2 korrik në ora 18:00 nga sheshi Skënderbeu në Prishtinë.

Shatri u ndje i lumtur dhe tejet i emocionuar, deri falënderoi të gjithë ata që e shoqëruan gjatë këtij rrugëtimi, por edhe sponsorët.

“Jam i lumtur për faktin se jo që nuk dështova unë, por nuk dështuan miqtë e mijë. I përshëndes të gjithë ata njerëz që i kam lënë pa gjumë. Këmbët u lënduan për shkak të asfaltit”, tha Shatri.

Në përkrahje të tij ishte edhe sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj, i cili iu bashkua në dhjetëra kilometrat e fundit, pastaj presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë, Viron Bezhani, atletët e klubit Prishtina Trail Runner, Gërmia 555, të cilët ishin gjatë tërë kohës së bashku, klubi Maraton Albania nga Shqipëria, miq dhe familjarë të tij.

“Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës mora pjesë në vrapimin sfidues të Fikret Shatrit. Fikreti sot bëri kulmin e karrierës së tij duke bërë histori jo vetëm në sportin kosovar, por edhe atë ballkanik e më gjerë. Personalisht falënderoj Fikretin që na dha këtë kënaqësi që ta shijojmë edhe ne këtë sfidë. Sot u ndjeva vërtetë i lumtur, për dhjetëra kilometrat që i bëra me të, sepse mbi të gjitha bashkërisht evokuam kujtime të ecjeve në kohëra dhe rrethana shumë më të rënda për Kosovën”, u shpreh Haxhijaj.

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori