LAJMI I FUNDIT:

Fituesi i Eurovision 2019, Duncan Laurence rezulton pozitiv me coronavirus – nuk do të mund të performojë të shtunën në finale

Fituesi i Eurovision 2019, Duncan Laurence rezulton pozitiv me coronavirus – nuk do të mund të performojë të shtunën në finale

Duncan Laurence, fituesi i Eurovision 2019 nga Holanda ishte planifikuar të performonte në natën finale të Eurovision 2021 të shtunën.

Mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi ai ka rezultuar pozitiv në testimin për virusin COVID-19. Lajmin për mediat e kanë konfirmuar menaxhmenti i tij.


Duncan ka simptoma të lehta. Për shkak të periudhës minimale të izolimit shtatë ditor, Duncan nuk do të jetë në gjendje të interpretojë në finalen e madhe në “Ahoy Arena” në Roterdam të shtunës, por përsëri do të shfaqet në spektakël në një formë tjetër.

Të hënën e kaluar, Duncan doli negativ në Pavilionin e Testit Eurovision – gjë që konfirmoi performancën e tij të së shtunës. Të mërkurën, ai tregoi simptoma të lehta dhe më pas fatkeqësisht në testin e radhës rezultoi i infektuar.

“Ne jemi natyrisht të zhgënjyer, para së gjithash për Duncan, i cili meriton një performancë live në skenën tonë të Eurovisionit pas fitores së tij në vitin 2019 dhe suksesit botëror të Arcade”, tha Sietse Bakker, producent skzekutiv. “Ne nuk mund të ishim më krenarë për performancën e tij hapëse për gjysmëfinalen e parë. Sigurisht që ne i urojmë shërim të shpejtë Duncanin”, vazhdoi ai.

Eurovision: Përfaqësuesi i Islandës rezulton pozitiv me COVID-19
Lexo po ashtu Eurovision: Përfaqësuesi i Islandës rezulton pozitiv me COVID-19

“Duncan është shumë i zhgënjyer, ai e ka pritur me padurim këtë për dy vjet. Ne jemi shumë të lumtur që ai do të shihet ende në finale të Shtunën, 22 maj”, tha menaxhmenti i tij.

Një protokoll i rreptë për shëndetin dhe sigurinë E COVID-19 po zbatohet në konkursin e këngës të këtij viti në Eurovision. Të gjithë ata që punojnë brenda perimetrit të vendit të ngjarjes duhet të kenë një test negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë.

Që nga 6 prilli, kur filluan provat në “Ahoy Arena”, mbi 24,400 teste janë kryer midis ekipit, vullnetarëve, artistëve, anëtarëve të delegacionit dhe shtypit. Vetëm 16 prej tyre (0,06%) kanë rezultuar pozitive. Në shumicën e rasteve, ata ishin nga njerëz që nuk kishin qenë më parë në vendin e ngjarjes, ose që nuk kishin qenë atje kohët e fundit. Deri më sot, asnjë infeksion nuk është gjetur përfundimisht në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djal shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djal shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina

"Ia ka futur kot në atë pjesë", Adelina Ismaili dhe Saranda Bogujevci kritikojnë qëndrimet e Duda Baljes në Komisionin për të drejtat e njeriut

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori