LAJMI I FUNDIT:

Eurovision: Përfaqësuesi i Islandës rezulton pozitiv me COVID-19

Eurovision: Përfaqësuesi i Islandës rezulton pozitiv me COVID-19

Një anëtar i grupit përfaqësues të Islandës në Eurovision 2021, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Daði og Gagnamagnið do të mbetet në garë, por nuk do të interpretojë në provën e sotme ose shfaqjen e drejtpërdrejtë natën e nesërme (e enjte) kur edhe është gjysmëfinalja e dytë.


Frontmeni i grupit, Daði Freyr, dha lajmin në Twitter të mërkurën, shkruan BBC.

“Ne të gjithë kemi qenë jashtëzakonisht të kujdesshëm gjatë gjithë udhëtimit, kështu që kjo vjen si një befasi e madhe”, shkroi ai.

Në vend të një shfaqje të drejtpërdrejtë, do të përdoret një regjistrim nga një provë e mëparshme.

Mos-kualifikimi i Kroacisë në finalen e Eurovisionit shkakton trazira në internet, reagon kryeministri kroat gjersa presidenti qëndron ende në heshtje
Lexo po ashtu Mos-kualifikimi i Kroacisë në finalen e Eurovisionit shkakton trazira në internet, reagon kryeministri kroat gjersa presidenti qëndron ende në heshtje

“Ne jemi shumë të kënaqur me performancën dhe jemi shumë të ngazëllyer për të gjithë që do ta shihni atë”, tha Daði.

Një anëtar i ekipit të Islandës kishte rezultuar pozitiv për COVID-19 në fundjavë, por të hënën, grupi tha që të gjitha testet e pjesëmarrësve të tjerë kishin dalë negative.

Ata të gjithë kanë qenë të izoluar në një hotel dhe duke bërë teste të rregullta gjatë javës.

Përndryshe, nesër (e enjte) në gjysmëfinalen e dytë do të prezantohet edhe Shqipëria nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma”, e cila në renditje është e njëmbëdhjeta me radhë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Magazina
“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Kalo në kategori